'Elbasani përgatitet për dimrin'/ Prefekti: Nevojë për një përmirësim të planit të mbrojtjes civile

'Elbasani përgatitet për dimrin'/ Prefekti: Nevojë për një përmirësim të planit të mbrojtjes civile

11:53, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të sezonit dimëror u mbajt në Elbasan nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Ilir Bejtja mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, me fokus masat parandaluese dhe koordinuese për përballimin e situatave emergjente.

Prefekti Bejtja theksoi nevojën për një përmirësim të planit të mbrojtjes civile në nivel qarku, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë së reagimit në çdo situatë emergjente.

Shefi i emergjencave civile Edvin Gjata e fokusoi fjalën e tij te problematikat që shfaqen me nisjen e shirave, ku problem serioz sipas tij janë argjiraturat e dëmtuara në përrenj dhe lumenj që përshkojnë Qarkun e Elbasanit.

Shqetësim për Policinë e Elbasanit konsiderohet infrastruktura në akset nacionale, rurale, por së fundmi dhe ato në qytet si pasojë e punimeve të cilat në ditë me shi bëhet potencial rreziku për aksidente.

Gjithashtu Zv/Drejtor i Policisë Elbasan kërkoi reagim më të shpejtë nga kompanitë e kontraktuara nga ARRSH për ndërhyrje të menjëhershme në rast bllokimesh apo rrëshqitjesh në rrugë.

Si pasojë e reshjeve të fundit u shënuan problematika me bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike në Gramsh dhe Librazhd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco