SYRI TV/ Bujqësia po braktiset në Juglindje të vendit, Rovari: Nuk siguron jetesën

15:48, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familja  e Andri Rovarit pas 10 vitesh me bujqësi tregon se do ta braktis këtë profesion pasi nuk i siguron më jetesën. Sipas kryefamiljarit kostot janë rritur, teksa nuk kanë mundësi të paguajnë as punëtoret sepse të ardhurat janë në mungesë.

Syri TV

Në  fshatin Rov të qarkut juglindor, familja e Andri Rovarit prej më shumë se dhjetë vitesh merret me bujqësi dhe blegtori. Kjo familje  ka kultivuar misër dhe më pas grurë, duke i përdorur prodhimet për ushqimin e bagëtive. Por sot, ata tregojnë se ky profesion nuk siguron më jetesë. Kostot për medikamentet veterinare janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimi i qumështit, sipas familjes, nuk mbulon as koston e prodhimit. Për tokat që punojnë paguajnë qira, dhe për mungesë të ardhurash nuk kanë mundësi të punësojnë askënd, duke bërë gjithçka vetë.

Në fshat, blegtoria është tkurrur prej vitesh. Nga shumë familje që dikur jetonin nga ky sektor, sot kanë mbetur vetëm katër që vazhdojnë aktivitetin.

Burokracitë për çdo dokument dhe të ardhurat minimale po e bëjnë të vështirë mbajtjen e familjes dhe të blegtorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco