Një jetë larg vendlindjes, SHBA-së, e cila nisi me një stacionim ushtarak në Korenë e Jugut dhe që pritej të vazhdonte në Spanjë, mori një kthesë të papritur. Për një të ri amerikan, Taylor Thomas, i njohur tashmë si influencer në rrjetet sociale, destinacioni final dhe vendi që ai tani e quan "shtëpi" është Shqipëria.
Rrugëtimi i tij nisi vite më parë kur, si një 19-vjeçar larg stereotipit të të rinjve që i bashkohen ushtrisë nga dëshpërimi, ai vendosi të shërbente në forcat e armatosura. Kjo përvojë e dërgoi në Korenë e Jugut, një vend që e befasoi me zhvillimin dhe teknologjinë e tij, duke i ndryshuar rrënjësisht perspektivën mbi botën. “Ishte një vend jashtëzakonisht i zhvilluar, teknologjikisht më i avancuar se vendi im”, shprehet ai.
Megjithatë, Shqipëria nuk ishte kurrë në hartën e tij. Pas një periudhe kursimi në SHBA, plani ishte i qartë: Spanja. Por një bisedë e rastësishme gjatë një udhëtimi në Tajlandë e bëri kurioz për vendin e vogël ballkanik. Tërheqja fillestare ishte praktike: mundësia për të qëndruar për një vit pa vizë dhe kostoja e përballueshme e jetesës.
Pritshmëritë e tij u tejkaluan sapo mbërriti. Ndryshe nga ç'mund të mendohet, ai nuk u përball me një shok kulturor negativ. Përkundrazi, e gjeti Shqipërinë një vend të mrekullueshëm. Kur u pyet për perceptimin e tij mbi shqiptarët, të cilët ndonjëherë mund të duken "të çmendur" apo "të pakënaqur", ai thekson një anë tjetër. Sipas tij, është pikërisht aftësia e tyre për të gjetur humor dhe për ta jetuar jetën në maksimum, edhe në vështirësi, ajo që e bën kulturën të veçantë.
Ky afrimitet me njerëzit dhe stilin e jetesës e bindi se kishte gjetur vendin e tij. Edhe pse ligjërisht iu desh të largohej përkohësisht pas një viti, duke qëndruar në Marok, mendja e tij ishte gjithmonë në Shqipëri. Tani, ai është në proces për të marrë lejen e qëndrimit. “Kjo është shtëpia ime, 100%”, pohon Thomas me bindje, duke sqaruar se lidhja e tij nuk është një histori dashurie romantike, por një lidhje e thellë me miqtë dhe komunitetin që ka krijuar.
Biseda me Krastën në studio:
Mendoja se hera e parë që u largova nga Shtetet e Bashkuara isha 19 vjeç. ose diku tek 20 vjeç se isha pjesë e ushtrisë dhe u stacionova në Kore, ku qëndrova për një vit.
Unë kam qenë 'çun i mirë', po vendosa të bëhem pjesë e ushtrisë. Relativisht isha person i mirë, por doja një jetë tjetër. Nuk isha tipi akademik që do shkonte në kolegj. Dhe po mendoja, unë jam nga Texasi vetë dhe shumë njerëz nga Texasi kishin hyrë në ushtri. Kështu që ishte një nga format që do zgjidhja, ose do shkoje në një shkollë profesionale, ose në kolegj, ose do shkoje në ushtri. Dhe unë zgjodha këtë.
Ushtria i dha formë ideve që kisha për që gjatë kohës së rritjes. Më përforcoi disa ide dhe më bëri të shkëputem nga ide të tjera, sikurse mund të ishin pengesat, të cilat mendon se të duken të lodhshme, të duken të dhimbshme. Patjetër që ndryshon kur hyn në ushtri, i nënshtrohesh disiplinës dhe është një mundësi që do shkosh edhe jashtë vendit. Siç shkova në Kore në një moshë të re dhe kështu ndryshova perceptimin për shumë gjëra.
Në fakt nuk e dija sa e zhvilluar ishte, sepse nuk kisha lexuar më përpara. Kur je në ushtri, dhe është kontrata jote e parë, askush nuk të thotë paraprakisht se do të shkosh në këtë vend. Ta lënë si surprizë, pra deri në momentin e fundit. Pra, ndërkohë që ti je pjesë e stërvitjes, shikon emrin tënd dhe disa miq kanë shkuar në Gjermani dhe ti entuziazmohesh, mbase do të ndërkojnë në Gjermani, në Itali dhe pastaj shoh emrin tim që isha stacionuar në Kore. Dhe u çudita, po pse? Sepse asnjë nga shokët e mi nuk do shkonte atje. Pse unë? Do të shkoj në këtë vend. Dhe kur mbërrita atje, kuptova sa e mrekullueshme ishte si vend. Një vend jashtëzakonisht i zhvilluar, teknologjikisht, madje se ishte shumë i avancuar nga ç'ishte vendi im. Gati 30, 40 vjet më parë,
Ne i përsërisim pyetjet e rëndësishme në këtë vend. Dhe njerëzit më pyesin shpesh, pse në këtë vend? Ta sqarojmë atëherë. Në fakt, unë kisha në plan të shkoja në Spanjë. Kisha qëndruar në vende të tjera për një kohë, pastaj u ktheva në Shtetet e Bashkuara për nëntë muaj. Gjatë kësaj kohe kisha kursyer para. Dhe si të thuash, po merrja veten.
Kur u ktheva, doja të shkoja të kursje para në mënyrë që të vazhdoja me udhëtimet, dhe u përpoqa të kurseja sa më shumë. U përqëndrova tek Spanja.
Flas spanjisht disi, dhe po përgatitesha për t'u shpërngulur atje. Dhe kisha dëgjuar më përpara për Shqipërinë, duke qenë në Tajlandë. Kisha dëgjuar nga një miku im.
Ndodhi krejt rastësisht. Kështu që fillova të lexoj për Shqipërinë dhe më duk një vend interesant. Mendova të qëndroj një vit sepse mund të qëndroje pa vizë. Ishte një vend i cili ishte brenda Evropës, ishte një vend i përballueshëm ekonomikisht.
Qysh sa mbërrita, më duk një vend i mrekullueshëm. Sepse kisha lëvizur dhe në vende të tjera, kisha udhëtuar, kështu që isha mjaft mendje hapur të kisha përjetime të reja, përvoja të reja me kultura të reja. Kisha qëndruar në vende të tjera ku kisha pasur përvoja vërtet stresuese, në krahasim me atë që kisha kaluar, nuk ishte asgjë. Përkundrazi, ishte një përvojë shumë e bukur, madje që në momentin që mbërrita, të nesërmen që u zgjova, më pëlqeu që shëtita në qytet.
Me thënë të drejtën, unë e vërej shumë këtë dhe më duket diçka pozitive. Madje edhe kur njerëzit nuk po ju shkon jeta ashtu siç dëshirojnë, përsëri gjejnë mënyra për të bërë shaka, për të qeshur, për të dalë për kafe me miqtë. Domethënë të jetojnë jetën në maksimum, edhe sikur jeta të mos jetë pikërisht ashtu siç e kishin ëndërruar. Por me gjithë atë, them se njerëzit përpiqen të jenë të lumtur. Madje duke bërë shaka edhe në kurriz të tyre.
Unë do të qëndroj. Kjo për mua është shtëpia. Tani është 100% këtë plan kam të qëndroj këtu. 100%. Në Marok shkova sepse kisha qëndruar një vit në Shqipëri, kështu që duhet të largohesha.
Doja të qëndroja. Madje i rregullova të gjitha gjërat që të qëndroja këtu. Tani jam në procesin e marrjes së lejes së qëndrimit sepse punoj për një kompani shqiptare. Kam një llogari bankare në Shqipëri dhe gjithçka tani po rregullohet. Por mu desh të largohesha për një farë kohe dhe për këtë arsye Maroku hyri në ekuacion. Përsa u përket ndryshimeve që po përmendje, me mendje vazhdoja të isha këtu, megjithëse isha fizikisht në Marok. Nuk kam asgjë kundër Marokut sepse ishte një përvojë shumë e bukur. Po, edhe disa përvoja paksa stresuese, por doja të kthehesha këtu.
Mendova se është një ndërthurje e shumë gjërave, jo e një elementi në veçanti. Ajo që më tërhoqi më shumë ishin njerëzit.
Do të doja të kishte qenë një histori dashurie. U përpoqa në fakt të nisja një histori këtu, por nuk isha me aq fat. Kurse përsa i përket miqve, krijova lidhje shumë të mira.
© SYRI.net