Në fshatin Burimas është zhvilluar një protestë nga banorët e kësaj zone të cilët kanë bllokuar punimet e ujësjellësit me pretendimin se uji që kanë në pusin e fshatit nuk mund të merret për fshatrat e tjerë. Banorët shprehen se kanë vuajtur prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm ndaj edhe do të protestojnë sërish për t’u siguruar se nuk do u merret uji nga fshati.
Nga SYRI TV
Banorët e fshatit Burimas dolën në protestë këtë të martë duke ndalur punimet për linjën e ujësjellësit që pritet të lidhë Burimasin me Zvezdën. Ata thonë se ndërhyrja është bërë natën, pa njoftim, dhe frikësohen se burimet e tyre ujore mund të preken.
Nga ana tjetër, përfaqësues të ujësjellësit sqarojnë se projekti nuk cenon furnizimin e Burimasit. Linja, sipas tyre, do të shërbejë vetëm për raste emergjente, pasi të dy fshatrat kanë puse funksionale.
Burimasi, me rreth 800 banorë, prej vitesh është përballur me mungesën e ujit të pijshëm ku në shumë raste problemin e kanë bërë mediatik në protesta të vazhdueshme.
© SYRI.net