Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe vranësira, moti për sot

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe vranësira, moti për sot

07:13, 04/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.

Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco