SYRI TV
Prodhimi i ullirit ka pësuar rënie në vitin e fundit duke bërë që fermerët në Mallakastër të bëjnë thirrje që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve nga tregtarët. Fermerët bëjnë thirrje që qytetarët të blejnë vajin e ullirit në fabrikë për çmim më ekonomik e cilësi të garantuar.
Fermerët shprehen se qeveria nuk ka dhënë asnjë subvencion, duke e lënë sektorin në mëshirë të fatit.
Në të kaluarën eksporti kërkonte procedura e standarde të rrepta, por dy vitet e fundit eksportohen sasi të mëdha pa u kontrolluar cilësia, çka dëmton reputacionin e vajit mallakastriot në tregjet jashtë vendit.
Prodhues si Viktor Paja nga Ballshi dhe Julian Hoxhaj nga Kreshpani i Cakranit, pohojnë se tregtarët abuzojnë me cilësinë e vajit të ullirit.
Ndërtimi i segmentit të autostradës Levan–Tepelenë, që ka anashkaluar fshatra të tëra të Mallakastrës me ullishte dhe fabrika vaji ka vështirësuar punën për fermerët.
© SYRI.net