Rënie e interesit për mamografinë në Gjirokastër, shqetësim tek gratë banore të zonave rurale

10:25, 25/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Interesi i grave në Gjirokastër për kryerjen e mamografisë ka rënë gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga institucionet e shëndetësisë, vetëm rreth 140 gra kanë kryer këtë kontroll, një shifër më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Kontrollet kryesisht janë realizuar nga gra mbi 40 vjeç, të cilat theksojnë rëndësinë e mamografisë të kryer rregullisht për parandalimin e kancerit të gjirit.

LEXO EDHE: 'Rastet e rënda të kancerit të gjirit rriten në Berat këtë vit', Mjekja: Diagnostikimi i hershëm i domosdoshëm

Ato nënvizojnë se diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.

Megjithatë, interes më i ulët regjistrohet tek gratë e zonave rurale, ku mungesa e informacionit dhe vështirësitë ekonomike vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për kryerjen e kontrolleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco