Rritet numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në Lezhë, mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta

Rritet numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në Lezhë, mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta

11:20, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në qarkun e Lezhës ka pësuar rritje gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të shërbimit onkologjik, vetëm gjatë 9-mujorit të parë janë regjistruar 30 raste të reja, kryesisht tek gratë në grupmoshën 45 deri në 60 vjeç.

Mjekja onkologe, Bardha Gjoni, thekson se shqetësuese mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara, ndaj bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle të rregullta.

Bardha Gjoni, mjeke onkologe:

“Kontrollet periodike dhe diagnostikimi i hershëm mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Është thelbësore që gratë të informohen dhe të kryejnë mamografi rregullisht.”

Në kuadër të muajit tetor, i njohur si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në Lezhë po organizohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese, me qëllim nxitjen e grave dhe vajzave për të kryer kontrolle të rregullta dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco