Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, në orët e mbrëmjes shtohen vranësirat! Ja parashikimi i motit për sot

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, në orët e mbrëmjes shtohen vranësirat! Ja parashikimi i motit për sot

07:06, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht  të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

Në mbrëmje shtim të vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.

Era e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco