Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Ura e Dajlanit, ARRSH nis punimet

Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Ura e Dajlanit, ARRSH nis punimet

08:55, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke filluar nga dita e sotme, e hënë, 13 tetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vendosur bllokimin e qarkullimit të automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak të punimeve për riparimin e shtresave asfaltike.

Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH, bllokimi do të ndodhë në drejtimin Vorë-Durrës, duke përfshirë segmentin Vorë-Maminas.

Autoritetet bëjnë thirrje për drejtuesit e automjeteve që të planifikojnë itinerarin me kohë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur për sigurinë e tyre.

Punimet pritet të shkaktojnë vonesa në qarkullim, ndërsa ARRSH garanton se do të punohet me shpejtësi për të përmirësuar gjendjen e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco