Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

07:06, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco