SYRI TV/ Elbasan, 200 banorë të lagjes Gogolesh pa ujë

16:03, 12/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Rreth 200 banorë të lagjes Godolesh, në bashkinë Elbasan, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

E ndodhur vetëm 3 km larg nga qendra e qytetit, banorët thonë se furnizimi me ujë aktualisht është minimal dhe nuk mjafton për të përballuar nevojat e përditshmërisë, edhe pse prej kohësh bashkia ka premtuar furnizim me ujë 24 orë.

Banorët e kësaj lagjeje, që janë kryesisht në moshë të mesme dhe të moshuar, pasi të rinjtë janë larguar në emigrim, detyrohen të hapin puse dhe të blejnë ujë për të pirë, ndonëse pensionet apo të ardhurat që kanë janë tepër të ulëta dhe nuk u mjaftojnë për asgjë.

Ata kërkojnë që bashkia të marrë masa konkrete, e jo vetëm premtime boshe për këtë situatë, pasi nuk mund të jetojnë pa ujë të pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco