Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Familja Elbasan/ E reja braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

21:54, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të vështirë që lidhet me të ardhmen e fëmijës që erdhi në jetë nga kjo martesë. Pas disa vitesh martese, ky i fundit divorcua me gruan e tij, ku gjykata vendosi që kujdestarinë t’ia lejë nënës, dhe menjëherë pas gjyqit ashtu ndodhi.

Nëna e mori të voglin e saj, ndërkohë që babai do të duhej ta takonte sipas grafikut të caktuar. Por Ahmeti thotë se ish-gruaja nuk kujdesej për fëmijën, duke ia lënë familjarëve të saj, edhe pse ka kujdestarinë ligjore.

Mund të jetë një zgjedhje personale e një gruaje të re, e cila nuk i detyrohet asnjë shpjegim ish-partnerit… Por kur në mes është një fëmijë, vetëm 3 vjeç, atëherë gjërat ndryshojnë.

Nisur nga kjo situatë, kur për të voglin nuk kishte kush të kujdesej rregullisht, babai këmbëngul që ta marrë në shtëpinë e tij... Dhe ish-gruaja pranon pa asnjë hezitim.

Në letrën e firmosur, nëna deklaron se ia dorëzon fëmijën ish-bashkëshortit, babait të fëmijës, me të drejtë takimi sa herë që të mundet, e nga ana tjetër, Ahmeti pranon të marrë fëmijën e tij dhe të kujdeset për të. Në fakt, kjo shkresë bie në kundërshtim me vendimin e gjykatës të datës 2.11.2022, në të cilin babai ka drejtën e takimit dhe detyrimin e pagesës ushqimore në favor të fëmijës, ndërsa nëna ka kujdestarinë e plotë ligjore.

Por për sa kohë ky vendim gjykate mbeti i shkruar vetëm në letër, dhe fëmija braktisej në mënyrë të vazhdueshme nga nëna, kushtet ndryshuan.

Deri këtu duket se gjërat po shkonin sic babai donte. Nga njëra anë nëna që nuk kishte mundësi të mbante fëmijën, dhe nga ana tjetër Ahmeti që shfaqte dëshirën dhe gatishmërinë për të kujdesur çdo ditë për të, për më tepër që i vogli është me aftësi ndryshe.

Dhe kur gjërat duket se u zgjidhën përfundimisht, lind një tjetër problem. Mjekët refuzojnë t’i japin shërbim një e drejtë e cila i jep kompetencë vetëm kujdestarit ligjor që të ndjekë vizitat dhe kurat e specializuara të fëmijës.

Dhe e vetmja kujdestare ligjore, në këtë rast, është nëna, e cila refuzon të japë kujdestarinë. Ky hezitim i gruas, e cila nuk ishte kujdesur asnjë ditë për djalin e saj, madje e kishte dhënë menjëherë firmën duke shkarkuar çdo përgjegjësi, e ka detyruar Ahmetin që t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar ndryshimin e kujdestarisë ligjore.

Por për shkak të zvarritjeve, që kanë kthyer në normalitet në sistemin tonë gjyqësor, ky prind është i detyruar të presë deri kur gjykata të vendosë për kujdestarinë.

Që do të thotë se deri atëherë, mjekët do të refuzojnë çdo përpjekje të babait për të vizituar dhe kuruar djalin e tij të sëmurë. Sepse në një vend me demokraci funksionale, ligji prevalon mbi shëndetin e një fëmije.

Në këto kushte, kur në vizita kërkohet prania e kujdestarit ligjor, dhe kur nëna e ka lënë të voglin tërësisht në duar të babait, ky i fundit i kërkon asaj që të nënshkruajë një akt noterial për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Por për çudi, përballet me refuzime të vazhdueshme.

Një nënë që me marrëveshje e ka braktisur fëmijën e saj, ndoshta dhe nga pamundësitë ekonomike, duket sot se po bëhet pengesë që i vogli të kryejë vizitat mjekësore.

Ndaj, vendosim të takojmë vetë nga afër ish-gruanë e re. Kjo e fundit, që në takimin e parë me Piranjat, vendoset në siklet dhe kërkon të marrë fëmijën, edhe pse prej 2 vitesh e gjysmë kujdeset ish-burri i saj. Teksa përpiqemi ta bindim që të nënshkruajë një marrëveshje noteriale për t’ia kaluar kujdestarinë ish-burrit, kjo e fundit largohet, ndaj dhe Ahmeti detyrohet të bëjë një denoncim pranë komisariatit të Elbasanit, për braktisje ndaj të miturit.

Stand: Pavarësisht se Jorida kishte ardhur në takim vetëm për të parë djalin, që nuk e shihte prej shumë javësh, me praninë tonë aty, ndryshoi menjëherë strategjinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco