Tregu ushqimor në Memaliaj është pa kushte higjienosanitare, ndërsa qytetarët ankohen se kjo situatë u ka shtuar frikën për përhapjen e ndonjë sëmundje. Ata thonë se ndërtimi i një tregu me kushte optimal është nevojë urgjente.
Syri tv
Në rrugët e qytetit shihen arkat e mbushur me fruta e perime, produktet e bulmetit si qumështi apo edhe djathi ku fermerët mundohen të sigurojnë të ardhurat ditore për të jetuar por pa pasur asnjë kusht minimal higjiene apo mbrojtjeje nga kushtet atmosferike
Tregtarët thonë se kanë kërkuar disa here ngritjen e një tregu te organizuar ku të kenë hapësira të përcaktuara dhe standarde që u mundësojnë të punojnë në kushte normale
Konsumatoret shprehen se ndërtimi i një tregu brenda parametrave është i domosdoshëm.
Sipas tregtareve premtimet kanë qenë të shumta por deri tani asnjë projekt nuk është vënë në zbatim dhe qyteti vijon të mbetet pa një treg funksional. Aktualisht bashkia Memaliaj ka nisur një projekt pranë ministrisë se bujqësisë dhe mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë do të aprovohet apo jo?
© SYRI.net