'Investime që shkojnë në humnerë'/ Fermerët e Rroskovecit: Nuk kemi përfituar subvencione. Marrin vetëm ata që janë me partinë

'Investime që shkojnë në humnerë'/ Fermerët e Rroskovecit: Nuk kemi përfituar subvencione. Marrin vetëm ata që janë me partinë

10:10, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në fshatrat e Rroskovecit, fermerë si Përparim Kocaqi po përballen me sfida të mëdha, pavarësisht përpjekjeve dhe investimeve në serat e tyre.

Pas 7 vitesh pune e djersë, shalqiri dhe kastraveci i kanë sjellë humbje miliona lekësh, pa përfituar asnjë mbështetje nga fondet shtetërore.

Sipas fermerëve, përfitimet shpesh shkojnë tek të lidhurit me pushtetin lokal, ndërsa ata që punojnë tokën çdo ditë mbeten pa mbështetje.

“Kam humbur 4 milionë lekë me shalqirin, e njëjta histori me kastravecin. Nuk kemi përfituar asnjë subvencion. Marrin vetëm ata që janë me partinë.”- shprehet njëri prej fermerëve.

Një tjetër shembull është Dashnor Malka, i cili ka provuar gjithçka, nga stalla me lopë te serat me domate e kastravecë, por rezultati mbetet i njëjtë: humbje dhe rrezik rikthimi në emigracion.

Kjo tablo tregon realitetin e bujqësisë në Rroskovec: fermerë të thjeshtë që sakrifikojnë çdo gjë, por përballen me dështim, padrejtësi dhe mungesë mbështetjeje, ndërkohë që investimet dërgohen tek të lidhurit me pushtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco