SYRI TV
Çmimet e larta të apartamenteve po i penalizojnë qytetarët për të pasur një shtëpi të tyre. Në qytetin e Fierit gjatë vitit 2025 shitja e apartamenteve është përgjysmuar për shkak të uljes së fuqisë blerëse. Për krizën e blerjes se shtëpive të reja, agjentët imobiliar e drejtojnë gishtin tek pronaret e pallateve, por përveç kësaj kjo rritje vjen edhe si pasojë e pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit.
Qytetarëve të Fierit po u pamundësohet blerja e një shtëpie për shkak të rritjes stratosferike të çmimeve nda ndërtuesit e pallatave në këtë qytet. Sipas agjentëve imobiliar çmimet kanë pësuar një rritje shumë të madhe gjatë vitit 2025, kjo ka bërë që kërkesat për të blerë një apartament të ri janë përgjysmuar.
Qytetarët fierak tashmë i kanë kthyer sytë nga pallatet e vjetra pasi në objektet e reja nuk arrijnë të blejnë shtëpi. Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme sidomos për çiftet e reja.
Trendi i çmimeve të apartamenteve fillimisht u rrit në kryeqytet ku më pas u shtri edhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë që kjo rritje sipas ekspertëve të fushës vjen si pasojë e pastrimit të parave të pista te përfituara nga aktiviteti kriminal.
© SYRI.net