Një vit pasi e kishte rikonstruktuar me leje, Bashkia Shkodër i shemb çatinë të moshuarit, duke e lënë në qiell të hapur dhe pa strehë.
82-vjeçari Agim Rroshkodol, pronar i banesës në lagjen “Qemal Stafa”, akuzon Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit për ndërhyrje të paligjshme, duke theksuar se nuk ka bërë ndërtim të paligjshëm në banesë.
Si pasojë e shembjes, uji nga reshjet e shiut ka hyrë në banesë gjatë ditëve të fundit, duke dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake. Ai bëri thirrje Bashkisë Shkodër që të përgjigjet për dëmet e shkaktuara.
Dëmet në banesë janë të konsiderueshme, dhe 82-vjeçari Agim Rroshkodol kërkon një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.
© SYRI.net