SYRI TV/ Miza dëmton të mbjellat në Elbasan, fermerët: Prodhimet po shkojnë dëm!

20:39, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e fshatit Jagodin në Elbasan po përballen me një shqetësim shumë të madh, atë të dëmtimit të prodhimeve të tyre nga miza e bardhë. Sipas tyre, ky insekt ka pushtuar tokat dhe prodhimet e tyre, duke bërë që humbjet për ta të jenë të mëdha. Fermerët theksojnë se pesticidet që kanë përdorur kundër insektit kanë qenë të skaduara, ndërsa shtojnë se janë harruar totalisht nga shteti pasi askush nuk është interesuar për këtë problem

Syri TV

Në zonat bujqësore të Elbasanit si në Jagodinë dhe Muriqan, fermerët janë duke u hasur me dëmtimin e të mbjellave pikërisht nga miza e bardhë. Ky insekt ka dëmtuar mbi 10 hektarë tokë bujqësore duke u kthyer në një problem serioz për fermerët e zonës. Produktet bujqësore më të prekura janë domatja, speci, borziloku, por edhe produkte vreshtare si hurma, rrushi, pjeshka. Fermerët shprehen të shqetësuar pasi shumica e produkteve të tyre po shkon dëm, për shkak të këtij insekti.

Fermerët shprehen se janë totalisht të harruar nga shteti, pasi deri më tani askush nuk është interesuar për dëmin e tyre. Sipas fermerëve pesticidet janë të skaduara dhe nuk kanë dhënë rezultat kundrejt këtij insekti.

Situata problematike pritet që të zgjerohet edhe në zona të tjera si ajo e Sulovës dhe Dumres, ky fenomen pritet të çojë në faliment shumë fermerë teksa bujqësinë e kanë të vetmen zgjidhje për të mbajtur familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco