Nisja e vitit të ri shkollor ka sjellë kaos të plotë në rrugët e kryeqytetit. Që në orët e para të mëngjesit, trafiku në Tiranë është kthyer në një kolaps total, me bllokime të mëdha në akset kryesore.
Sipas pamjeve të siguruara nga Syri.TV, radhë të gjata makinash janë parë në zonat më të frekuentuara të qytetit, ku lëvizja është pothuajse e pamundur që prej orës 08:00 të mëngjesit. Rrugët pranë shkollave, institucioneve arsimore dhe qendrave të mëdha urbane janë ndër më të prekurat.
Përveç fluksit të madh të prindërve që shoqëronin fëmijët në ditën e parë të shkollës, mungesa e masave shtesë të menaxhimit të trafikut nga autoritetet duket se ka përkeqësuar situatën.
Ashtu si çdo vit, institucionet shtetërore duken të papërgatitura. Policia Rrugore mungon në pikat kyçe, ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për të parandaluar këtë situatë të paralajmëruar.
© SYRI.net