Viti i ri shkollor 2025-2026 nis sot për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31 mijë mësues do të rikthehen në punë në institucionet arsimore publike.
Ministria e Arsimit, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se janë siguruar tekste për 236 mijë nxënës.
“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Postimi i plotë:
Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.
Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës.
© SYRI.net