Përurohet shtatorja e Nënës Terezës në Troisdorf të Gjermanisë

Përurohet shtatorja e Nënës Terezës në Troisdorf të Gjermanisë

19:09, 05/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në qytetin Troisdorf të Gjermanisë, u përurua sot shtatorja e shenjtores shqiptare dhe nobelistes së paqes, Nënës Terezë, në një ceremoni solemne të organizuar me rastin e përvjetorit të shenjtërimit dhe ditës së ndarjes së saj nga jeta.

Shtatorja u vendos para Kishës Katolike "St Mariä Himmelfahrt“, dhe ceremonia mblodhi mbi 200 bashkatdhetarë shqiptarë, të cilët iu bashkuan këtij akti simbolik në nderim të figurës më të ndritur humanitare shqiptare. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryebashkiaku i qytetit Troisdorf, kryeipeshkvi i Kishës Katolike vendase, si dhe konsulli i Kosovës në Dyseldorf, z. Behar Isma.

Autor i kësaj shtatoreje është Tal Istrefi, artist nga Mitrovica, ndërsa iniciatorë dhe mbështetës të të gjithë aksionit për realizimin dhe vendosjen e saj ishin familja Istrefi, e vendosur prej vitesh në Troisdorf.

Ceremonia u shoqërua me muzikë e valle shqiptare, ndërsa të pranishmit patën rastin të shijojnë edhe ushqime tradicionale shqiptare, duke kthyer kështu përurimin në një festë kulturore dhe kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco