Pas shërimit nga tumori, nënat mund të ushqejnë fëmijët me gji

Pas shërimit nga tumori, nënat mund të ushqejnë fëmijët me gji

11:20, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Instituti Europian i Onkologjisë sugjeron nënat që kanë kaluar një sëmundje tumorale dhe që janë shëruar, mund të ushqejnë fëmijët e vegjël me gji. Sipas studimit, gjidhënia nuk kompromenton rezultatet e terapisë.

Të ushqesh në gji pas shërimit nga një tumor është e sigurt për fëmijën dhe nënën. Sipas studimeve, nuk ka asnjë rrezik për ato gra që kanë kaluar një tumor në gjoks; nuk përbën asnjë rrezik për rikthimin e sëmundjes apo lindjen e një neoplazie të re në gjirin tjetër. Në këto konkluzione ka arritur një studim i dyfishtë i Institutit Evropian të Onkologjisë, i publikuar në disa revista ndërkombëtare shkencore.

Ekspertët drejtohen me një mesazh të qartë për gratë që kanë kaluar probleme të tilla: kush dëshiron, mund të ushqejë në gji beben e saj, pa pasur frikë se mund të ndikojë apo kompromentojë rezultatet e terapisë onkologjike apo të rrisë mundësitë që sëmundja të rishfaqet.

Në studim theksi vihet tek lidhja me hormone, dhe studiuesit e hedhin poshtë kategorikisht çdo lloj lidhjeje apo rreziku. Madje theksohet se edhe me një gji fëmija mund të ushqehet, sepse është e domosdoshme në ato raste kur është e mundur, për shëndetin e bebes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco