Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8, shqiptarët protestë kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Kostot e kripura të fillimit të vitit shkollor/ Qeveria shqiptare dështon të mbështesë familjet

Kostot e kripura të fillimit të vitit shkollor/ Qeveria shqiptare dështon të mbështesë familjet

11:42, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të vitit shkollor 2025–2026, prindërit shqiptarë, si çdo vit, po përballen me një barrë financiare të papërballueshme për të përgatitur fëmijët e tyre për shkollë.

Shpenzimet për libra, mjete shkollore, veshje,  uniforma dhe tarifa të tjera janë rritur ndjeshëm, duke e bërë fillimin e vitit shkollor një sfidë të vërtetë për shumicën e familjeve. Qeveria shqiptare po tregon një dështim të hapur ndaj prindërve dhe nxënësve, duke ofruar vetëm librat falas dhe duke i lënë ata të përballen me shpenzime të larta për të gjitha materialet e tjera shkollore.

Në vend që të sigurojë paketa të plota që përfshijnë uniforma, çanta, fletore, lapsa dhe mjete mësimore, qeveria vazhdon të shpërndajë përgjegjësinë tek familjet, duke treguar mungesë vizioni dhe prioriteti për arsimimin e fëmijëve. Kjo jo vetëm e rëndon financiarisht jetën e prindërve, por tregon edhe një dështim të qartë të politikave shtetërore në sigurimin e një arsimi të barabartë dhe cilësor për të gjithë nxënësit në vend.

Tarifat e rritura dhe mungesa e rritjes së cilësisë

Në disa bashki, si Tirana, janë vendosur tarifa për infrastrukturën arsimore. Për shembull, çdo familje në Tiranë paguan 1,800 lekë në vit, ndërsa bizneset dhe institucionet paguajnë tarifa që variojnë nga 4,000 deri në 37,000 lekë në vit. Këto tarifa supozohej të ishin përdorur për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e shkollave, por dukshëm nuk ka pasur një rritje të cilësisë së arsimit. 

Kompensimi i shpenzimeve arsimore: Një propagandë pa vlerë për familjet

Qeveria shqiptare, në një tjetër përpjekje për të maskuar dështimet e saj, ka miratuar një “program kompensimi” për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën 18 vjeç, duke premtuar deri në 48,000 lekë për çdo fëmijë. Por kjo ndihmë qesharake do të aplikohet vetëm përmes deklaratës vjetore DIVA 2025, që plotësohet në mars të vitit 2026 – një vit më vonë se kur familjet kanë nevojë reale për para.

Në praktikë, kjo “zgjidhje” e qeverisë është thjesht një mashtrim. Ndihma nuk arrin te ata që vërtet e kanë më shumë nevojë, ndërsa mbështet ata që nuk kanë asnjë emergjencë financiare. Kjo është një tjetër dëshmi se politika sociale e vendit është selektive dhe e padrejtë, duke injoruar familjet e zakonshme që përballen me çmime të rritura të librave, uniformave dhe materialeve shkollore.

Në vend që të ofronte një mbështetje të menjëhershme dhe reale, qeveria ka zgjedhur propagandën dhe vonesat burokratike, duke e lënë popullin të përballet i vetëm me barrën e arsimit. Për shumë prindër kjo do të thotë sakrifica të mëdha dhe stres i pashmangshëm, ndërsa qeveria vazhdon të bërtasë “suksesin” e një programi që në fakt nuk ndryshon asgjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco