SYRI TV/ Nga 1 shtatori Bashkia Elbasan rrit tarifat, çmimi i biletës nga 50 në 80 lek

15:44, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çmimi i biletës së transportit publik në linjën Shushicë-Elbasan ka pësuar sërish rritje, duke u rritur nga 50 në 80 lekë. Banorët e zonës e cilësojnë këtë vendim të Bashkisë të papërballueshëm dhe të pajustifikuar, duke theksuar se nuk mund ta përballojnë këtë kosto shtesë. Përveç transportit, ata do të përballen edhe me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Që nga 1 shtatori, qytetarët e Elbasanit përballen me një tjetër barrë ekonomike: rritjen e çmimeve të transportit publik në të gjitha linjat rurale drejt qytetit. Një nga linjat e prekura është edhe ajo Shushicë-Elbasan, ku çmimi i biletës është rritur nga 50 në 80 lekë, çka ka shkaktuar zemërim mes banorëve. Më të prekur nga ky vendim të Bashkisë janë pensionistët dhe nxënësit, të cilët së shpejti do të nisin sezonin shkollor.

Banorët e zonës e konsiderojnë këtë vendim të Bashkisë si të papërballueshëm dhe të pajustifikuar.

Përveç çmimit të transportit, ata ankohen edhe për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Banorët theksojnë se në fshat mungon furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm, ndërkohë që Bashkia Elbasan ka rritur taksat për një shërbim që, sipas tyre, nuk ofrohet.

Edhe pse kanë mosbesim për zgjidhje nga pushteti vendor, banorët kërkojnë që Bashkia Elbasan të ndërhyjë për të zgjidhur këto shqetësime. Në të kundërt paralajmërojnë se do të ngrihen në protestë përpara Bashkisë së Elbasanit.

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco