Lundrimi është ndër aktivitetet më të lashta dhe më të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Që prej periudhave prehistorike, kur komunitetet e hershme bregdetare ndërtuan mjetet e para lundruese për peshkim dhe tregti, e deri në ditët e sotme, deti ka qenë gjithnjë një urë lidhëse mes qytetërimeve.
Portet e dikurshme, nga nevoja funksionale tek pikata tregtare

Porti Vlorë, 1930 Vangjush Mio
Gjatë mijëvjeçarëve të parë, portet u zhvilluan kryesisht si pika ngarkimi dhe shkarkimi për mallra, anije tregtare dhe mjete peshkimi. Infrastruktura ishte minimale, shpesh një mol ithjeshtë prej guri ose druri dhe shërbimet ishin pothuajse inekzistente. Nuk kishte objekte për mirëmbajtjen e mjeteve, nuk kishte siguri të organizuar apo ambient për udhëtarët.
Porti më i hershëm njohur në botë është ai i Lothal, në Indi, ndërtuar rreth vitit 2400 para erës sonë. Ky port artificial i qytetërimit të Luginës së Indit përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për kohën, duke shërbyer si një nyjë kyçe për tregtinë ndërkombëtare të asaj periudhe. Nga ajo kohë e deri më sot kanë kaluar mbi 44 shekuj dhe industria detare ka pësuar një evolucion të jashtëzakonshëm.
Marinat moderne, një mënyrë jetese, jo vetëm një ndalesë
Në shekullin XXI, ideja e një porti nuk kufizohet më tek funksioni i thjeshtë logjistik. Marina është kthyer në një destinacion më vete, një hapësirë multifunksionale që përfshin elementet e infrastrukturës detare, mikpritjes, teknologjisë, sigurisë dhe jetesës luksoze. Marinat e sotme moderne shërbejnë si porta hyrëse për qytetet bregdetare, nxisin turizmin elitare dhe krijojnë vende të reja pune në sektorët e ndryshëm si hoteleri, gastronomi dhe shërbime teknike. Një marinë moderne është gjithashtu një tregues i zhvillimit urban dhe i aftësisë së një vendi për të tërhequr investime ndërkombëtare.
Ajo që e dallon një marinë të klasit botëror nga një marinë e zakonshme nuk është vetëm infrastruktura moderne, apo kapaciteti për të pritur qindra jahte e megajahte, por eksperienca e plotë që ajo ofron. Nga shërbimet 24/7 dhe siguria maksimale, tek ambientet luksoze, apo klubet elitare të jahteve, një marinë e këtij niveli bëhet epiqendra e jetës detare dhe një pikë takimi për komunitetin e saj.
Me kalimin e kohës, përmirësimi i teknologjisë dhe kalimi nga portet tradicionale në marinat moderne, nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën si udhëtohet, por edhe lidhjen që krijojmë me vendet ku ankorojmë. Falë shërbimeve të personalizuara, klubeve të jahteve, aktiviteteve komunitare dhe cilësisë së jetesës që ofrojnë, këto hapësira bëhen më shumë sesa një ndalesë. Ato bëhen vende ku krijohen kujtime, përjetime dhe ndjenja përkatësie. Marina kthehet kështu në një vend në të cilin nuk lidhemi vetëm praktikisht, por edhe emocionalisht, një destinacion ku kthimi, ndonëse i ri, është gjithashtu një kthim në shtëpi.
Vlora Marina, një kapitull i ri në turizmin detar në Shqipëri

Shqipëria, e njohur për vijën e bukur bregdetare dhe pozicionin strategjik në Mesdhe, po hap një kapitull të ri në turizmin detar përmes marinave të klasit botëror në vend. Vlora Marina, një projekt që po realizohet në zemër të qytetit të Vlorës, do të sjellë jo vetëm një marinë moderne, por edhe një kompleks rezidencial apartamentesh buzë detit si dhe çdonjësishërbimi për rezidentët ashtu edhe për vizitorët.
Me një kapacitet prej mbi 400 vende ankorimi për jahte e megajahte, Vlora Marina është projektuar të ofrojë të gjitha nevojat për një përvojë të plotë detare, duke nisur nga furnizimi me karburant për mjetet lundruese, infrastruktura e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre, siguri 24 orë, zona rekreative dhe argëtuese, mundësi akomodimi dhe akses të drejtpërdrejtë në shëtitore, apo në qytet me të gjitha shërbimet pranë zonës ku është ankoruar mjeti.
Në një kohë kur aksesueshmëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për vlerën e pasurive të paluajtshme, Vlora Marina është idealisht e pozicionuar në zemër të qytetit të Vlorës, lehtësisht e arritshme si me rrugët tokësore, ashtu dhe me rrugë detare e ajrore, me mundësi eksplorimi të mbi 120 plazheve e gjireve natyrore, me ujërat e kristalta dhe bukuri mahnitëse, shpellave karakteristike, lagunave e shumë atraksioneve të tjera përreth.
Pozicioni strategjik e bën Vlora Marinë jo vetëm një nyjë lidhëse për lundrim në të gjithë Mesdheun Lindor, por edhe një mundësi të artë investimi. Si pasqyrë e zhvillimit të rajonit dhe vendeve të ngjashme me bregdetin mesdhetar, investimi në marina të menaxhuara profesionalisht ofron një kthim të investimit mesatar prej 6-8% në vit. Ky potencial rritet edhe më shumë falë konsulencës së D-Marin, një nga arrijtjet më të mëdha të marinave në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, i njohur për standardet e tij të larta të menaxhimit, eksperiencën ndërkombëtare dhe komunitetin ekskluziv që krijon rreth çdo marine që operon.
Vlora Marina nuk është thjesht një vend ankorimi, por një vizion i ri për bregdetin në Shqipëri. Ky projekt bashkon jetesën premium me funksionalitetin dhe përvojën autentike mesdhetare në një destinacion të vetëm.


© SYRI.net