SYRI TV/ Ujësjellësi në Zvezdë pa standarde, banorët: Duhet të bëhen kanalizimet

14:10, 10/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mungesa e cilësisë në punimet për ujësjellësin e ri në Zvezdë, bashkia Maliq, ka bërë që banorët e këtij fshati të ngrihen në protestë. Edhe pse ka vetëm dy javë që ka nisur implementimi i projektit, banorët janë shprehur se që në fillim duket qartë që një investim i tillë, nuk e zgjidh problemin e tyre për furnizimin me ujë të pijshëm 

Syri TV

Banorët e fshatit Zvezdë në Bashkinë Maliq janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të diele. Arsyeja e kësaj proteste lidhet me implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm. Projekti, sipas tyre, ka 2 javë që ka nisur punimet por që në fillimet e tij duket cilësia e dobët e punimeve. Pas 30 vitesh mungese të ujit, banorët shprehin shqetësimin se mund të kenë sërish probleme sa i përket furnizimit.

Ata kërkojnë të njihen me projektin si komunitet dhe depozita të bëhet në fshatin Zvezdë pasi ky fshat ka burime të bollshme për furnizimin me ujë dhe jo në fshatin Burimas atje ku është planifikuar në projekt.

Banorët kërkojnë që në projektin në fjalë të bëhen korrigjime dhe përmirësime, në mënyrë që furnizimi me ujë i tyre pas përfundimit të ndërtimit të ujësjellësit, të jetë i rregullt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco