Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 19 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin, kërkojnë larigmin e Edi Ramës

SYRI TV/ Elbasan - Kabujt e energjisë të varur mbi kokat e tyre, qytetarët: Kemi frikë për jetën!

15:25, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jeta e banorëve të Elbasanit rrezikohet prej kabujve të energjisë dhe telekomunikacionit që janë lënë të varur në rrugë. Banorët e lagjes Çerçiz Topulli ankohen për situatën kaotike, ndërsa shprehin shqetësim se në rrezik është edhe jeta e fëmijëve që luajnë poshtë tyre.

Syri TV

Kabujt e energjisë elektrike, fibra të internetit e telefonisë janë kthyer në shqetësim serioz dhe kërcënim për jetën e banorëve në rrugën Çerçiz Topulli në Elbasan. Edhe pse kjo situatë ka muaj në këtë gjendje, askush nga institucionet nuk merr masa, ndërsa banorët shprehin shqetësimin për jetën e fëmijëve që luajnë aty.

Dikur kompanitë që i kanë vendosur këto kabuj kanë qenë të rregulluara, por projekti për rikonstruksionin e pallateve krijoi situatën problematike.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme, duke iu druajtur ndonjë tragjedie fatkeqe për jetën e tyre dhe të fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco