Lajmi i fundit

LIVE/ Task Force, Edi Rama i terrorizuar nga protesta

VIDEO-SYRI TV/ Aktivistja Greta Thunberg protestë në Tiranë në mbrojtje të popullit palestinez: Rama të mbajë qëndrim

22:01, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivistja suedeze Greta Thunberg, ka protestuar në Tiranë në mbrojte të popullit palestinez. Në fjalën e saj, ajo tha se ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes si pasojë e bombardimeve dhe bllokadave të ndihmave humanitare nge Izraeli. Thunberg, theksoi se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjenocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit.

Nga SYRI TV

Aktiviste dhe qytetarët kanë protestuar këtë të mërkurë në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë në mbrojtje të popullit palestinez që po vuan nga uria akute ku qindra fëmijë po vdesin çdo ditë nga kequshqyerja.

Siç ishte paralajmëruar, aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, ju bashkua protestës në Tiranë e cila theksoi se situata dramatike në Palestinë është pasojë e heshtjes së vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit.

‘Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Kjo është në vazhdim të politikave të paligjshme të Izraelit, që ka shkatërruar furrat e bukës për të vazhduar fushatën e urisë në Gaza. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër?’, tha Thunberg në Tiranë.

Aktivistet dënuan me force çdo bashkëpunim me Izraelin dhe heshtjen e qeverisë shqiptare ndaj gjenocid në gaza duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shoqërisë shqiptare që mos të qëndrojë indiferent ndaj situatës në Gaza.

Bombardimet në Gaza dhe bllokimi i kamionëve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës nga Izraelin ka shkaktuar mijëra viktima te pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco