Lajmi i fundit

LIVE/ Task Force, Edi Rama i terrorizuar nga protesta

‘Dërgo ushqim e jo bomba’/ Protestë në Tiranë për luftën e urinë në Gaza, pjesëmarrëse edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg

18:24, 23/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në protestën në mbështetje të palestinezëve që po mbahet në Tiranë në sheshin Skëndërbej, ndërsa pjesë e saj është bërë edhe aktivistja suedeze, Greta Thunberg.  

Ajo ka mbërritur së bashku me aktivistë të tjerë në Sheshin Skëndërbej, për të protestuar kundër përdorimit të urisë si armë lufte nga Izraeli në Gaza ndaj popullatës civile, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.

Aktivistët shpalosën banderolëj ‘Dërgo ushqim e jo bomba’, në solidarizim me urinë që ka kapluar mbi 2 milionë gazanë në Palestinë.

Aktivistja është shprehur përmes një videoje më herët, ku njoftonte protestën në Tiranë, se duhet të bëhemi bashkë për t'i dhënë fund pushtimit të paligjshëm izraelit në Gaza. 

“Gaza ka hyrë në fazën 5 të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin pak energji që u ka mbetur për të nxitur botën të ngrihet dhe të zgjedhë një anë. Ne do të ngrihemi së bashku për të kërkuar fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”, thotë ajo. 

Kjo nuk është hera e parë që Thunberg proteston për Palestinën. Në muajin qershor, ajo bashkë me disa aktivistë të tjerë u ndaluan nga ushtria izraelite në anijen ‘Flotilja e Lirisë’, përmes së cilës synonin të dërgonin ndihma në Rripin e Gazës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco