Territori shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit afrikan, duke përjetuar mot të kthjellët dhe temperatura ekstreme.
Qarku i Shkodrës dhe ai i Elbasanit mbeten më të prekurit, ku pritet që termometri të ngjitet sërish mbi 40 gradë Celsius. Në pjesën e dytë të ditës, vranësira kalimtare do të shfaqen në zonat malore lindore, ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta do të ruajnë kthjellimet.
Temperaturat minimale do të pësojnë një rënie të lehtë, ku zonat malore do të shënojnë deri në 12°C, ndërkohë që vlerat maksimale do të qëndrojnë mbi 40°C në qytete si Koplik, Ura Vajgurore dhe Cërrik.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi mbi 40 km/h, duke krijuar dallgëzim të moderuar në brigjet detare, me intensitet 2 deri në 3 ballë.
© SYRI.net