SYRI TV
Në këtë stinë vere me temperatura të larta banorët e disa fshatra në Bashkinë e Malësisë së Madhe po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se uji vjen me orar e nuk i përmbush nevojat e tyre për këtë arsye kanë hapur puse. Banorët theksojnë se kanë bërë ankesa po pushteti vendos nuk i ka dëgjuar.
Mungesa e ujit te pijshëm prej kohësh vijon të jetë një problem në Bashkinë Malësisë së Madhe. Për shkak se uji vjen me orare, banorët e shumë fshatrave përreth janë detyruar që të hapin puse për të siguruar ujin. Disa të tjerë thonë se me raste e mbushin ujin me karrocë. Kjo mungesë është problem dhe për ujitjen e tokave.
Pavarësisht ankesave të shumta, sipas tyre deri tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje, duke bërë që ankesat e tyre të bien në vesh të shurdhër.
Mesa duket premtimet për ujë të pijshëm 24 orë, mbeten thjeshtë premtime elektorale të qeverisë. Lidhur me situatën banorët kërkojnë një zgjidhje nga pushteti lokal, pasi situata është më problematike sidomos gjatë verës kur temperaturat janë më të larta.
© SYRI.net