Sasi të mëdha domatesh, të prodhuara në serat e fshatit Jagodinë në Elbasan, po hidhen në kanal. Shkak për këtë është mungesa e tregut për shitjen e prodhimit.
Fermerët ankohen se janë dëmtuar jo vetëm nga mungesa e tregut, por edhe nga cilësia e dobët e farërave.
Mungesa e tregut i ka detyruar fermerët e fshatit Jagodinë, në bashkinë e Elbasanit, të hedhin prodhimin e domateve në kanal. Sipas tyre, domatet po shiten nën kosto.
Përveç vështirësive në tregtim, fermerët shprehen se këtë vit janë dëmtuar edhe nga varietetet e domateve, të cilat kanë pasur probleme, duke sjellë rendimente të ulëta.
Në këto kushte, fermerët akuzojnë shtetin se nuk ka përmbushur detyrën e tij si rregullator, për të kontrolluar cilësinë e farërave dhe për të garantuar një treg të rregullt për shitjen e produkteve bujqësore.
© SYRI.net