SYRI TV/ Babëzia e pushtetit për ndërtime djeg Tiranën, qyteti i dytë për nga nxehtësia

11:34, 15/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim i publikuar pak ditë më parë nga Euronews, e nxjerr Tiranën si një nga qytetet më të nxehta, e renditur vetëm pas Athinës. Për ambientalistin Sazan Guri, kjo situatë ka vetëm një fajtor; babëzinë e pushtetit për ndërtime dhe konkretisht fajtori është Edi Rama

Një studim i fundit i kryer nga “Climate Resilience for All” dhe i publikuar nga Euroneës, tregon se Tirana renditet si qyteti i dytë, pas Athinës si një ndër qytetet më të nxehta në Europë. Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane, ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

Babëzia e pushtetit për ndërtime ka bërë që Tirana, të ngjitet kaq lartë në renditje, duke e kthyer kryeqytetin e Shqipërisë, si një ndër qytetet më të vështirë për të jetuar. Por cfarë thonë ekspertët në lidhje me këtë fakt. Ambjentalisti Sazan Guri shpjegon fenomenin, duke theksuar se trendi në rritje i ndërtimeve pa kritere, të nisura që nga koha kur në krye të bashkisë së kryeqytetit u vendos Edi Rama, e kanë bërë Tiranën një vend të pabanueshëm, sidomos gjatë verës

Sipas Gurit, në Tiranë janë prishur rrugët e ajërit, për shkak të bumit të ndërtimeve pa kritere, ndërsa sipas tij, hapësirat e gjelbërta janë minimizuar deri në kufijtë e të mos ekzistuarit më

Ndërkohë studimi i publikuar nga Euroneës, tregon gjithashtu se rritja e temperaturave globale kanë bërë që qytetet evropiane të përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco