SYRI TV/ Shkodër, tregtarët e Zdrales në protestë, tregtarëve iu kërkohet të lirojnë hapësirën

16:31, 07/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Tregtarët e Zdralës në Shkodër kanë protestuar këtë të hënë përpara ambienteve të bashkisë kundër kërkesës ndaj tyre për të liruar ambientet e tregut. Ata kanë theksuar se tregtia në këto ambiente është i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre, ndërkohë që janë shprehur se nuk largohen që aty, nëse bashkia nuk u jep një zgjidhje

Tregtarët e Zdrales kanë dalë këtë të hënë në një protestë para Bashkisë Shkodër. Ato kanë marrë një shkresë nga KMSH që brenda 2 muajsh të lirojnë këto hapësira, pasi tregu do të prishet për ti hapur rrugë investimit në këtë zonë.

Tregtarët shprehen se 200 familje dalin në rrugë të madhe, teksa gjendja ekonomike është e vështirë. Ato shprehën se nuk e lëshojnë tregun pasi janë prej vitesh aty, ndërsa bëjnë të ditur se do të ndërtohet një ndërtesë oligarkësh që nuk ka lidhje me tregun. Sipas tyre, bashkia mundohet të largojë përgjegjësinë, ndërsa shprehen se nuk janë zaptues.

Më pas, tregtarët zhvilluan një takim edhe në ambientet e Myftinisë Shkodër, por ende pa marrë një zgjidhje.

Tregtarët kërkojnë një zgjidhje nga Bashkia Shkodër, pasi me bizneset e tyre në këtë treg mbajnë familjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco