Niveli i lumit Vistula, lumi më i gjatë i Polonisë, që përshkon qytetet kryesore si Varshava dhe Krakova, ka arritur pikën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Sipas Institutit Kombëtar Meteorologjik (IMGW), ky fenomen është pasojë e një thatësire të thellë që ka përfshirë pjesën lindore të Evropës.
Në Varshavë, një stacion hidrometrik regjistroi nivelin e lumit në vetëm 18 centimetra, duke kaluar për 2 centimetra rekordin e mëparshëm të vitit 2024, njoftoi IMGË.
Sipas parashikimeve, niveli mund të zbresë deri në 12 centimetra, që është rreth 2 metra nën mesataren historike.
"Nuk kemi përjetuar kurrë një thatësirë kaq ekstreme në këtë periudhë të vitit që prej fillimit të matjeve zyrtare," tha për agjencinë AFP Gregorz Ëaliczeëski, hidrolog pranë IMGË.
Sipas tij, situata lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat po ndikojnë në rritjen e temperaturave dhe reduktimin e reshjeve, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit të ujërave të sipërfaqshme.
Rekordi i ri u regjistrua vetëm një ditë pasi temperaturat në Varshavë shënuan një tjetër rekord, duke kaluar 35°C, si pjesë e valës së të nxehtit që ka goditur pjesën më të madhe të kontinentit. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net