Qeveria holandeze për një vit ndaloi telefonat për nxënësit në shkolla, ja rezultati

Qeveria holandeze për një vit ndaloi telefonat për nxënësit në shkolla, ja rezultati

18:52, 04/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim i kryer nga qeveria holandeze ka treguar se ndalimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike në shkolla ka ndikuar pozitivisht në përqendrimin e nxënësve.

Nga 317 shkolla të mesme që morën pjesë në anketë, tre të katërtat raportuan përmirësim të dukshëm në përqendrimin e nxënësve pas ndalimit të celularëve në klasë.

Për më tepër, gati dy të tretat e shkollave vunë re një përmirësim të klimës shoqërore brenda ambjenteve shkollore, ndërsa rreth një e treta raportoi përmirësim në performancën akademike të nxënësve.

“Më pak shpërqendrime, më shumë vëmendje ndaj mësimit dhe nxënës më të shoqërueshëm. Mospasja më e telefonave në klasë ka dhënë rezultate pozitive. Është shumë inkurajuese që shkollat po ndërmarrin hapa në këtë drejtim,” u shpreh zëvendësministrja për Arsimin Fillor dhe të Mesëm, Mariel Paul.

Masa për ndalimin e celularëve hyri në fuqi në janar 2024 dhe zbatohet si në shkollat e mesme, ashtu edhe në ato fillore. Syri.net-iefimerida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco