Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një apel të rëndësishëm për qytetarët që planifikojnë të përdorin vizën turistike për të udhëtuar me qëllim kryesor lindjen e fëmijës në SHBA.
Sipas njoftimit zyrtar, përdorimi i vizës turistike për këtë qëllim nuk lejohet dhe mund të rezultojë në refuzimin e vizës. Ambasada thekson se qëllimi i vizës turistike duhet të jetë turizmi, dhe jo sigurimi i shtetësisë amerikane për fëmijën përmes lindjes në territorin amerikan.
Qytetarët këshillohen të respektojnë rregullat e vizave për të shmangur probleme në procesin e aplikimit dhe hyrjes në SHBA.
© SYRI.net