SYRI TV/ Vatër e murtajës tek bagëtitë në Dedaj, 300 krerë dhi janë asgjësuar

13:41, 02/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një tjetër vatër e murtajës tek bagëtitë është konfirmuar në Qarkun e Shkodrës.

300 krerë dhi janë asgjësuar në fshatin Dedaj të Shkrelit, në Malësi të Madhe.

Paralelisht vijon monitorimi i zonave të tjera  me risk. Andi Bilali, Drejtor i Agjencisë së Rajonale të Shërbimit Veterinar në Shkodër konfirmon se deri tani nuk është marrë ende një vendim për kompensimin e bagëtive të asgjësuara.

Për frenimin e përhapjes së sëmundjes, po zhvillohen takime me njësitë administrative të zonës. Sipas Bilalit masa më e efektshme për kufizimin e murtajës mbetet bllokimi i lëvizjes së kafshëve dhe izolimi i tyre në fermë.

Ky është rasti i tretë i konfirmuar me murtajë tek bagëtitë në Qarkun e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco