Lajmi i fundit

PLUG/ IGLI TARE - JOANA BUSHI sfidojnë SPAK për Belën

SYRI TV/ Ujërat e zeza ndotin plazhin e Plepave, pushuesit në panik: Frikë nga infeksionet!

16:11, 20/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Derdhja e ujërave të zeza në det ndot plazhin e Plepave në Durrës, ndërsa edhe këtë sezon turistik bashkia nuk ka marrë asnjë masë. Pushuesit thonë se kanë frikë të lahen në det,  pasi uji është i ndotur ndërsa i frikësohen infeksioneve në lëkurë.

Plazhi i Durrësit edhe këtë vit ndotet nga derdhja e ujërave të zeza në det, duke u kthyer në shqetësim për pushuesit dhe bizneset turistike përreth.

Në plazhin e Plepave, ndodhet kanali i hapur i ujërave të larta, e cila shkarkon ujëra të papërpunuar urbane dhe ujëra të zeza, duke shkaktuar një gangrenë ekologjike. Ndotja që shkaktojnë ujërat e zeza përbën rrezik për banorët dhe pushuesit, pasi mund të kthehen në burime infeksioni në lëkurë. Pushuesit shprehen të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe kërkojnë  marrjen e masave nga autoritetet përkatëse.

Sistemi i filtrimit i vendosur disa vite më parë, që mundësonte pastrimin e ujërave të ndotura para derdhjes së tyre në det, nuk është më në funksionim. Kjo situata përseritet çdo vit dhe pavarësisht ankesave te pushuesve, Bashkia e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar derdhjen e ujërave të zeza ne det. Kanali rrjedh paralel me “Shtëpinë e Pushimit” të Ministrisë së Mbrojtjes, zbret nga fshatrat përtej rrugës dhe derdhet në det. Përveç ujërave të larta në këtë, shkarkohen dhe ujërat e përdorur të zonës së mbipopulluar kodrinore të Arapajt, Shkallnurit e një pjese të Shkëmbit të Kavajës, përfshirë dhe ujërat e zeza të dhjetëra ndërtimeve në zonë që ende funksionojnë me gropa septike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco