Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

SYRI TV/ Polena e Korçës, bujqësia në kolaps nga ngricat e dimrit dhe mungesa e ujit në verë

16:05, 20/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Polena e Korçës po përballet me një vit të vështirë për bujqësinë, ku ngricat dhe mungesa e ujit kanë shkatërruar plotësisht prodhimin e frutave. Krahas humbjeve të mëdha, banorët e mbetur përballen me shpopullimin dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Në fshatin Polenë të Bashkisë së Korçës, ky vit ka qenë ndër më të vështirët për fermerët, sidomos për ata që merren me kultivimin e drurëve frutorë si mollë, qershi dhe kumbulla. Kushtet klimatike të pafavorshme, veçanërisht ngricat dhe temperaturat e ulëta gjatë pranverës, kanë dëmtuar plotësisht prodhimin e frutave. Pothuajse asgjë nuk ka mbijetuar, duke sjellë humbje të mëdha për familjet që jetesën e kanë të lidhur ngushtë me bujqësinë.

Megjithëse nuk ka prodhim këtë sezon, drurët frutorë vijojnë të kërkojnë shërbime dhe mirëmbajtje për të garantuar rigjenerimin në vitin pasardhës. Fermerët janë detyruar të kryejnë krasitje, plehërime dhe trajtime me pesticide, ndonëse kostot rriten dhe fitimi mungon.

Përveç humbjeve nga ngricat, një tjetër sfidë madhore është mungesa e ujit për vaditje. Thatësira po ndikon rëndë edhe në kulturat e tjera bujqësore, të cilat kërkojnë lagështi të vazhdueshme në këtë periudhë të vitit.

Polena po përjeton edhe pasojat e largimit masiv të popullsisë. Sot, shumica e banorëve janë të moshuar, ndërsa të rinjtë janë larguar drejt qyteteve ose emigracionit, në kërkim të një jete më të mirë. Vështirësitë në bujqësi dhe mungesa e mbështetjes institucionale po e bëjnë gjithnjë e më të pamundur jetesën në fshat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco