SYRI TV/ Parku Korab-Koritnik-Kallabak, ndotja rrezikon turizmin

14:25, 17/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga pikat më të bukura turistike në verilindje të Shqipërisë Parku Natyror Korab-Koritnik-Kallabak po mbulohet me plehra. Tursitët ankohen se ndotja në këtë zonë po rritet, teksa institucionet nuk po marrin masa për pastrimin e zonës.

Parku Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, një prej mrekullive natyrore të Shqipërisë verilindore, po përballet me një plagë në rritje: ndotjen plastike.

Me rritjen e numrit të turistëve, po shtohet edhe prania e mbeturinave në këtë zonë të mbrojtur teksa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e zonën, pasi turizmi këtu po rrezikon të shndërrohet në ndotje.

 

Përveç ndotjes, sfida të tjera rëndojnë mbi turizmin në Kukës: rrugë të vështira, mungesë strukturash pritëse dhe qendra orientuese për guidat turistike. Investimet janë minimale, ndërsa potenciali i zonës mbetet i pashfrytëzuar. Një pasuri natyrore si Korab-Koritniku nuk mund të mbetet në mëshirë të mbeturinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco