Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Pse burrat më të pamëshirshëm të politikës e admirojnë Giorgia Melonin?

Pse burrat më të pamëshirshëm të politikës e admirojnë Giorgia Melonin?

09:26, 09/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kam shumë gjëra për t’ju thënë lidhur me këtë temë 

Një reflektim psikologjik mbi pushtetin dhe karizmën në udhëheqjet autoritare.

Këto muajt e fundit, disa liderë politikë të njohur për ashpërsinë e tyre ose për qëndrimet autoritare kanë shprehur admirim për Giorgia Melonin.

Si psikologe, nuk më ka goditur ky fenomen për arsye politike, por për atë që tregon mbi funksionimin e udhëheqjes karizmatike, veçanërisht në kohë pasigurie.

1. Meloni si organizëm efikas i pushtetit

Burrat më të pamëshirshëm të politikës nuk vlerësojnë individët:por organizmat e pushtetit. Në këtë logjikë, Meloni perceptohet si një agjent jashtëzakonisht funksional.

Nga pikëpamja psikologjike, ky është kriteri i “qëndrueshmërisë operacionale”: ajo që mbijeton dhe ruan rendin (e paracaktuar) është e besueshme, pra e denjë për respekt.

2. Pushteti mashkullor i mishëruar, jo i sfiduar

Nga pikëpamja psikodinamike, ajo që e bën Melonin “të tolerueshme” për burrat më të pamëshirshëm është se ajo nuk i detyron të rishqyrtojnë rolin e tyre: ajo është përshtatur me gramatikën e pushtetit ekzistues. Nuk përfaqëson femëroren në opozitë, por femëroren që përkulet dhe mbivendoset me kodin dominues mashkullor. Meloni nuk e shqetëson sistemin: e përsërit.

3. Mjet i legjitimimit simbolik

Figura e saj ka gjithashtu një funksion dytësor, por themelor: është një pajisje legjitimimi. Prania e një gruaje në majë, aq më tepër në një të djathtë që vetëpërshkruhet si “tradicionale”, përdoret për të zbutur akuzat për autoritarizëm, konservatorizëm regresiv apo maskinilitet struktural.

Nga pikëpamja e psikologjisë kolektive, funksioni i saj është ai i shenjës sistemike: një figurë që lejon ruajtjen e skemave ekzistuese nën maskën e një ndryshimi të dukshëm.

Meloni nuk është një përjashtim që thyen rregullat: është përjashtimi që i mbron ato.

4. Delegimi mbrojtës dhe çlirimi i burrave nga përgjegjësia

Në një nivel më të thellë, Meloni luan një funksion të pavetëdijshëm:

u lejon burrave në pushtet të mos ndryshojnë asgjë nga vetja.Ekzistenca e saj në krye shërben si alibi: nëse një grua arrin të dominojë me të njëjtat mjete, atëherë nuk ka asgjë të gabuar me mjetet. Nuk është një model që kërkon imitimin, por një prani që siguron vazhdimësinë.

Përfundimi 

Admirimi që Giorgia Meloni merr nga burrat më të pamëshirshëm të politikës nuk është kurrë vërtet personal. Është produkt i një përputhjeje të përsosur strukturore:

ajo nuk i kërkon pushtetit të ndryshojë, por tregon se ai mund të mbijetojë edhe përmes saj, pa u vënë kurrë në diskutim.

Prandaj, vlerësimi i tyre është masa e funksionalitetit të saj sistemik, jo e dallueshmërisë së saj. Në një sistem që nuk është në gjendje të përpunojë ndryshimin, anomalia që nuk e shqetëson bëhet e çmuar. Dhe ata që janë më të pamëshirshëm e kuptojnë të parët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco