Pensionistët në Vlorë presin me orë të gjata në radhë për të marrë pensionet dhe të irrituar shprehen se kjo situatë për ta përsëritet çdo muaj.
Këtë herë shkak është bërë mungesa e energjisë në postën ku shpërndahen pensionet.
Ata tregojnë që askush nuk është interesuar për ta dhe nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.
Madje shkojnë edhe me tej duke theksuar se janë penduar që kanë shkuar të votojnë, pasi çdo muaj presin në radhë për pensionin, i cili edhe ai nuk u del as për ilaçe.
© SYRI.net