Më shumë se 200 hektarë të mbjella me pjeshkë dhe nektarinë në Fshatrat e Lushnjes, u dëmtuan nga breshëri një muaj më parë. pasojat e dëmeve po shfaqen tashmë që fermerët kanë nisur të vjelin prodhimin dhe të dalin në treg. Ata thonë se breshëri ka dëmtuar deri në 60 përqind të prodhimit duke sjellë si pasojë probleme me shitjen e frutit.
Pasojat e breshërit të rënë më shumë se një muaj më parë, po ndihen tani në vjeljen e prodhimit te fermerët që kultivojnë Pjeshkë në fshatrat Thanë, Çinat, KoÇaj, Fiershegan e Bubullimë të Lushnjes.
Fermerët thonë se më shumë se 200 hektarë të mbjella me nektarinë dhe pjeshkë, janë dëmtuar deri në 60% të prodhimit, duke shkaktuar pasoja të të mëdha ekonomike për ta.
Dëmi i shkaktuar në dëmtimin e frutit, ka ndikuar edhe në shitjen e tij, pasi sipas fermerëve prodhimi po shitet me çmim shumë më lirë se në vitet e tjera.
Prodhimi nuk është i siguruar dhe fermerët shprehen jashtë kamerës se nuk mund t'a sigurojnë nga fatkeqësitë natyrore pasi asnjë kompani sigurimesh nuk e merr përsipër këtë rrisk.
© SYRI.net