Rrëshqitje dheu tek Currilat në Durrës/ Banorët kërkojnë ndihmë, situata paraqet rrezik për një pallat

08:34, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.  

Në mëngjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe policia. 

Një banor i lagjes nr. 1, thotë se situata paraqet rrezik për banorët, automjetet dhe ndërtesat e zonës pasi ka rrëshqitje dheu dhe gurësh.

Banorët bëjnë apel për 'ndërhyrjen urgjente të institucioneve përgjegjëse për të inspektuar terrenin, për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco