SYRI TV
Banorët e fshatit Godolesh në Elbasan, kanë nisur vjeljen e qershisë. Por infrastruktura dhe mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot e prodhimit. Ata ankohen se shteti nuk i ndihmon, ndërsa frutikultuara këtë sezon pati dëme nga kushtet klimatike.
Në fshatin Godolesh të Elbasanit ka nisur vjelja e qershisë. Për fermerët nisja e sezonit është e mbarë në lidhje me çmimin e shitjes, por problemi i tyre madhor, mbetet fuqia punëtore.
Tjetër problem për fermerët është mungesa e infrastrukturës rrugore në ara, e cila vështirëson nxjerrjen e prodhimit në treg.
Gjithashtu fermerët ankohen se prodhimi këtë vit u dëmtua për shkak të motit, ndërsa thonë se shteti nuk i mbështet.
© SYRI.net