Ky zotëri është Dardan Krasniqi, një 34-vjeçar nga Prizreni. Prej gati 1 viti ai nuk ka asnjë komunikim me vajzën e tij 6-vjeçare.
Ndërsa personat që patë në nisje janë familjarët e ish-bashkëshortes së tij.
Por si ka nisur e gjitha kjo?
Rreth 9 vite më parë, Dardani përmes një miku të familjes njihet me një vajzë nga Shqipëria, e cila jetonte vetëm 30 km larg tij, në fshatin Morinë të Kukësit. Takimi i parë midis Dardanit dhe Erionës shkoi mirë, ndaj dhe dy të rinjtë ranë dakord për të vazhduar këtë njohje që më pas u finalizua në martesë.
Vitet kaluan dhe Eriona vazhdonte bashkëjetesën me burrin dhe familjen e tij. Dukej se çdo gjë po shkonte mirë deri para 1 viti, kur zonja vendos të largohet nga shtëpia.
Një largim që u shoqërua me akuza nga ana e burrit. Dardani thotë se zonja ka ikur nga shtëpia pas një sherri për vjedhjen e parave në banesë, por një version të kundërt tregon babai i tij.
Por kjo ikje e beftë e gruas u shoqërua me dhimbje për Dardanin dhe familjarët e tij, sepse me vete ajo mori edhe vajzën, atëherë 5 vjeçare.
Menjëherë pas ndarjes së çiftit, e gjithë familja e Dardanit ka tentuar të komunikojë me nusen dhe mbesën, por më kot.
Duket e pakuptueshme kjo ndarje e beftë dhe refuzimi i Erionës për të komunikuar me ish-burrin dhe çdo të afërm të tij. Dhe këtu na duhet të sqarojmë diçka që gjithsesi nuk mund të ndikojë në marrëdhënien e një babai me vajzën që kërkon ta takojë prej një viti.
Ky i ri prej vitesh është i pajisur me kartelë të ndihmës sociale të kategorisë së parë, pasi vuan nga epilepsia dhe sëmundje të tjera të zemrës, ndaj dhe shteti kosovar e ka pajisur me pension mujor. Kjo situatë ka bërë që Dardani të ketë një sërë komplikacionesh në shëndetin e tij.
Por siç thamë, kjo paaftësi nuk mund të jetë shkak për ta ndaluar 34-vjeçarin të kontaktojë të voglën e tij.
Ndaj së bashku me të, nisemi drejt shtëpisë ku po banon aktualisht ish-gruaja me vajzën, në Morinë, tek prindërit e saj.
Sapo afrohemi tek dera e shtëpisë, me Dardanin përballet ish-vjehrra, e cila reagon menjëherë keq ndaj tij.
Gjatë diskutimit me vjehrrën, afrohet edhe Eriona, e cila në distancë dëgjon bisedën mes ish-burrit dhe nënës së saj, dhe më pas ndërhyn.
Teksa Eriona ka qenë duke u larguar nga banesa e burrit, një vit më parë, së bashku me babanë e saj ka qenë edhe njëri nga vëllezërit, i cili është dëshmitar i asaj që ka ndodhur.
Pra, Dardani sapo na konfirmoi që ka pasur dhe palë të treta të pranishme në këtë debat familjar. Gjë që më përpara nuk na e kishte thënë asnjëherë.
Sipas Erionës, gjërat nuk janë siç thonë Dardani me babain e tij. Shkaku paskan qenë 5 euro të humbura për të cilat kanë akuzuar nusen.
Eriona duket e qartë, duke dhënë detaje për çfarë ka ndodhur, ndërkohë që ish-burri mohon ato që dëgjon.
Në këtë situatë akuzash të ndërsjellta nuk mungojnë as ndërhyrjet nga i vëllai i Erjonës.
Ndërsa përpiqemi të kuptojmë të vërtetën nga të dy palët, situata nis të tensionohet kur babai i Erjonës sheh që në oborrin e shtëpisë ndodhet ish-dhëndri i tij. Për fat të mirë gjithçka mbyllet pa dëme, dhe ndërsa përpiqemi të bëjmë babain të arsyetojë, ai na fton në shtëpi për të na sqaruar situatën.
Ana tjetër e medaljes e treguar nga Eriona është krejtësisht e ndryshme nga historia që dëgjuam në fillim nga Dardani, i cili vazhdon të mohojë gjithçka.
E gjithë situata është e tillë për shkak të vajzës 6-vjeçare që Dardani nuk takon prej 1 viti. Ndaj pas komunikimeve me Erjonën, kjo e fundit na premton që do ta lejojë ish-burrin të takojë vajzën e tyre.
© SYRI.net