Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 29-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Fer/ Punëtoret e një fasonerie në protestë: Duam të drejtat tona, pronari italian na kërcënon me largim

Fer/ Punëtoret e një fasonerie në protestë: Duam të drejtat tona, pronari italian na kërcënon me largim

08:44, 16/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 80 gra, punëtore të fasonerisë “Intex” me pronar italian në zonën e Portëzit, kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara prej kohësh. Të lodhura nga kushtet e vështira të punës, pagesat e ulëta dhe trajtimi i padrejtë, gratë deklaruan se zëri i tyre shpesh është heshtur nga frika e largimit nga puna.

“Ka shumë padrejtësi në këtë kompani, ne momentin qe ngre zërin pronari thotë 'ik në shtëpi', ,e kërkojmë vetëm të na trajtojnë me dinjitet”, u shpreh një prej protestueseve. Ato theksuan se për çdo ankesë apo kërkesë të bërë, përballen me kërcënimin e pushimit nga puna. “Duan të drejtat, por po folëm na tregojnë derën,” ishte mesazhi i përbashkët i shumë prej tyre.

Punëtoret denoncuan mungesën e respektimit të kodit të punës, pagesën në bazë të përqindjeve dhe presionin e vazhdueshëm nga drejtuesit. Shumë prej tyre janë gra që mbajnë familjet me të ardhura minimale dhe nuk kanë mundësi të tjera punësimi.

Protesta më  pas u zhvenos, ndërsa gratë kërkuan ndihmën e institucioneve për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco