Liqeni i Kukësit dhe bregu i tij po tërheqin gjithnjë e më shumë peshkatarë amatorë nga Kosova. Brigjet e liqenit këto ditë u pushtuan nga dhjetra peshkatarë, anëtarë të Shoqatës së Peshkatarëve Sportivë të Ferizajit.
Kryetari i Shoqatës, Naim Behluli, thotë se ata vijnë shpesh për të peshkuar për shkak të natyrës dhe shumëllojshmërisë së peshqve. Por ai ngre shqetësimin për ndotjen e liqenit nga mbeturinat, duke theksuar se kjo ndikon në ekosistemin e tij, ndërsa kërkon më shumë angazhim për mirëmbajtjen e liqenit. Të njëjtin shqetësim ndan edhe Gaznend Osmani.
Pavarësisht vendosjes së rrjetave në grykëderdhjen e lumit Drin, për të parandaluar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë, ndotja e liqenit të Fierzës nuk po ndalet, duke sjellë një pamje jo të mirë ekologjike në Kaskadën e Drinit.
© SYRI.net