Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

SYRI TV/ Rruga ‘Azem Hajdari’ mbeti rrugëve! Banorët protestojnë: Është rrezik, bashkia shpërdoron fondet

19:21, 23/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët që preken nga projekti i rrugës “Azem Hajdari” në Durrës, janë rikthyer në protestë, për shkak të zvarritjes së punimeve për këtë aks. Katër vjet pas nisjes, punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës kanë mbetur në mes, duke u bërë shkak për aksidente të shumta rrugore me pasoja të rënda. Qytetarët kanë paralajmëruar padi në SPAK ndaj zyrtarëve, ndërsa protestës së tyre u janë bashkuar dhe kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.

Syri TV

Rruga “Azem Hajdari”, në zonën e ish-kënetës në Durrës, vijon të mbetet rrugëve. Ndonëse punimet kanë nisur që në vitin 2021, katër vjet më vonë, rruga është e papërfunduar, ndërsa ajo është bërë shkak për aksidente me pasoja të rënda.

Për këtë shkak, banorët që preken nga ky projekt janë ngritur në protestë, duke kërkuar përfundimin e punimeve të rrugës.

Protestën e banorëve e kanë mbështetur edhe kandidatët e partisë demokratike në Durrës, Igli Cara, Shyqëri Mertollari dhe Ilirjana Kuçana. Igli Cara akuzoi bashkinë e Durrësit për pafatësi por edhe shpërdorim të fondeve publike.

Qytetarët kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi në SPAK ndaj zyrtarëve lokal, për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco